Translations:Yirmi Üçüncü Söz/135/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Njeriu nëpërmjet dritës së besimit ngjitet në shkallën më të lartë dhe fiton një vlerë të denjë për parajsë. Kurse nëpërmjet errësirës së mosbesimit ai zbret në shkallën më të ulët duke rënë në një pozitë që i shkon përshtat vetëm ferrit; kjo për arsye se besimi është lidhje me Krijuesin e Gjithëlavdishëm. Kështu njeriu fiton një vlerë shumë të madhe në sajë të Mjeshtërisë Hyjnore dhe të skalitjeve të Emrave Hyjnorë që shfaqen tek ai përmes besimit. Mosbesimi e këput këtë lidhje dhe, si rrjedhojë, arti Hyjnor fshihet. Atëherë vlera e njeriut do të gjente shprehje vetëm në botën materiale dhe meqenëse në materie rrjedh një jetë e shkurtër, kalimtare e shtazore, domethënia dhe brendia e këtyre vlerave do të degjenerohej në pothuajse asgjë.