Translations:Yirmi Beşinci Söz/1062/sq
Një nga shembujt e shumtë në kategorinë e “frikësimit e të kërcënimit” është fillimi i sures Gashijeh: هَل۟ اَتٰيكَ حَدٖيثُ ال۟غَاشِيَةِ “A të ka mbërritur ty lajmi i ngjarjes përmbytëse (trishtimi i ditës së kijametit)?”([1]) Këtu, komentimi i Kur’anit ka një efekt si plumb duke zier në veshët e njerëzve të çudhëzimit, si zjarri duke u djegur në trutë e tyre, dhe si Zekkumi duke përvëluar qiellzat (shijet) e tyre, si Ferri duke sulmuar fytyrat e tyre dhe si një pemë e ashpër me gjemba në stomakët e tyre. Sigurisht një nëpunës si Ferri i urdhëruar nga Një i Vetëm për të dhënë mundim e torturim me qëllim që të demonstrojë kërcënimet e tij duke pëlcitur nga mllefi e zemërimi i madh i tij, thotë: تَكَادُ تَمَيَّزُ مِنَ ال۟غَي۟ظِ “Ai (Ferri) pothuaj shpërthen me vrull e zemërim.” ([2]) Kjo tregon se sa i tmerrshëm është torturimi i Atij të Vetmi.