Translations:Yirmi Beşinci Söz/1092/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kjo gjithashtu do të jetë shumë e vështirë për ju; atëherë hajdeni e shfaqni një sure të shkurtër... madje ju nuk e bëni dhe nuk do të mund ta bëni, megjithëse nevoja e juaj për ta bërë është shumë e madhe, pasi nderi e sedra juaj, feja, nderi fisnor e krenaria, jeta juaj, pasuria, jetët tuaja në këtë botë dhe në tjetrën do të ishin të gjitha të shpëtuara po të prodhohej një vepër si shembulli i Kur’anit. Përndryshe, në këtë botë ju do të mbeteni të poshtëruar, pa nder, pa dinjitet, pa sedër, pa fe apo krenari, dhe jetët e pasuritë tuaja do të shkatërrohen e do të zhduken dhe, në Ahiret, siç tregohet nga vërseti:

    فَاتَّقُوا النَّارَ الَّتٖى وَقُودُهَا النَّاسُ وَ ال۟حِجَارَةُ “Atëherë kini frikë zjarrin (Xhehennemin), lënda djegëse e të cilit janë njerëz e gurë.” ([1]) Ju do të dënoheni me burgosje të përjetshme në Ferr; së bashku me idhujt tuaj ju do të jeni lënda djegëse për zjarret e tij.

    1. Kur’an; 2:24