Translations:Yirmi Beşinci Söz/1098/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Këtu ne do të shpjegojmë vetëm një nga mijëra të vërteta të këtyre vërseteve si një shembull i mëtejshëm i kategorisë së “heshtjes përmes argumentit”; ai është si më poshtë: Me fjalën, اَم۟ - اَم۟ (Apo mos…, apo...), ai i hesht çdo grup të popullit të çudhëzimit me një pyetje retorike në pesëmbëdhjetë nivele duke shprehur habi dhe i mbyll të gjitha burimet e dyshimeve të tyre. Ai nuk lë plasa djallëzore permes të cilave mund të hyjnë dyshimet e të fshehin vetveten; ai i mbyll ato të gjitha. Ai nuk lë perde çudhëzimi poshtë të cilave ato mund të fshihen; ai i gris të gjitha ato. Ai nuk lë asgjë nga gënjeshtrat e tyre; ai i dërrmon ato.