Translations:Yirmi Beşinci Söz/975/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për më tepër, ka dy motive shumë të fuqishëm për ta kundërshtuar Kur’anin dhe për të prodhuar si ai.

    I Pari: Ambicia e armiqve të tij për ta kundërshtuar.

    I Dyti : Kënaqësia e miqve të tij për ta imituar.

    Për shkak të këtyre dy motiveve detyruese, janë shkruar me miliona libra në arabisht, por asnjëri nga ato nuk i ngjason Kur’anit, sepse cilido që i shikon ato libra dhe Kur’anin –qoftë i ditur apo i paditur– sigurisht thotë: “Kur’ani nuk u ngjason këtyre.” Askush nga ata nuk ka qenë në gjendje ta imitojë atë.” Atëherë Kur’ani ose është më i ulët se ato të gjithë, por kjo është e padenjë dhe krejtësisht e pamundur sipas konsensusit të miqve e të armiqve njëlloj, ose Kur’ani është sipër të gjithë atyre librave të shkruajtur.