Translations:Yirmi Dördüncü Söz/277/sq
O ti që i ngjason “Lules”, ti je duke shkuar, por shko si një ‘lule’. Dhe ja! Shiko, ti ke shkuar. Ti ke përparuar e avancuar derisa ke arritur në një shkallë universale, sikur ti je bërë si të gjitha lulet. Por ‘Lulja’ është një pasqyrë e dendur. Ajo shkrin e përthyen shtatë ngjyrat e dritës; ajo fsheh reflektimin e diellit. Ti nuk do të jesh i suksesshëm në shikimin e fytyrës së diellit të cilën ti e do, sepse ngjyrat dhe veçoritë të cilat janë të kufizuara, e shpërndajnë dritën e diellit, vendosin një perde sipër saj dhe ia zënë pamjen. Në këtë situatë, ti nuk mund të shpëtosh nga ndarja, e cila shkaktohet nga hyrja në mes e pengesave.