Translations:Yirmi Dördüncü Söz/278/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Megjithatë ti mund të shpëtosh me një kusht të vetëm: Të ngresh kokën tënde e cila është zhytur në dashurinë e nefsit tënd, të tërheqësh shikimin tënd i cili vlerëson e gjen kënaqësi tek meritat e vetë nefsit dhe ta flakësh atë tek fytyra e diellit në qiell. Pastaj ktheje fytyrën tënde lartë për tek Dielli, e cila po shikon vetëm poshtë në tokë për të fituar mjetet e jetesës, sepse ti je pasqyra e tij. Detyra jote është të veprosh si një pasqyrë për të. Nëse e di ti apo nuk e di, ushqimi yt do të vijë nga toka, që është dera e thesarit të mëshirës.

    Po, ashtu siç është lulja një pasqyrë e vockël e Diellit, po ashtu edhe ky Diell madhështor është një pasqyrë si një dritë në pikën e qiellit që reflekton një shkreptimë të shfaqur nga Emri Hyjnor En- Nur, Drita. të Diellit të Pparapërjetësisë.

    O zemra e Njeriut! Kupto nga kjo se sa madhështor është Dielli për të cilin ti je pasqyra e Tij!