Translations:Yirmi Dördüncü Söz/301/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Parimi i tetë: Në këtë arenë provimi dhe në këtë botë testimi All- llahu i Gjithurtë e i Gjithëditur i fsheh gjërat më të rëndësishme në mes të shumë gjërave të tjera. Kjo fshehje lidhet me shumë qëllime, dobi e shembuj urtësie. Për shembull, Zoti xh.sh. e ka fshehur Natën e Kadrit në muajin e Ramazanit, Orën e pranimit të duave në ditën e premte, evlijatë e Tij të drejtë midis njerëzve në përgjithësi, exhelin brenda jetës dhe kijametin brenda jetës së dynjasë, sepse në qoftëse koha e vdekjes së njeriut do të ishte e përcaktuar dhe e njohur, ky njeri i mjerë do ta kalonte gjysmën e jetës së tij në pakujdesi të plotë dhe gjysmën e dytë të jetës do ta kalonte në frikë e panik, si dikush që shkon hap pas hapi, tek litarët e dënimit me vdekje. Ndërsa ruajtja e ekuilibrit të kërkuar midis dynjasë dhe Ahiretit dhe dobia e qëndrimit të njeriut duke qenë zemra e tij e lidhur midis shpresës dhe frikës, kërkojnë që mundësia e ndodhjes së vdekjes ose e vazhdimësisë së jetës për njeriun, të jetë e mundshme në çdo moment. Në këtë rast, njëzet vite jetë që është i papërcaktuar exheli, do të ishte më e preferueshme se sa njëmijë vite jetë që është i përcaktuar dhe i njohur exheli.