Translations:Yirmi Dördüncü Söz/302/sq
Kështu, Kijameti është exheli i kësaj dynjaje, e cila është si një njeri i madh; në qoftë se koha e tij do të kishte qenë përcaktuar dhe e shpallur, të gjithë shekujt e parë dhe të mesit do të ishin zhytur në një pakujdesi absolute, ndërsa shekujt e fundit do të mbeteshin në panik e frikë të tmerrshme. Ashtu si në jetën individuale që njeriu është i lidhur me vazhdimësinë e shtëpisë së tij dhe të fshatit të tij, po ashtu në jetën e tij shoqërore dhe si një anëtar i njerëzimit ai është i lidhur me ekzistencën e vazhdueshme të tokës dhe të dynjasë. Kur’ani thotë: اِق۟تَرَبَتِ السَّاعَةُ "Kıjameti është afër", domethënë, Dita e Kijametit është e afërt.
Dhe këtë afërsi të përmendur në ajet, nuk e kundërshton kalimi i njëmijë viteve për mosndodhjen e Kijametit, sepse Dita e Kijametit është exheli i dynjasë dhe në lidhje me jetën e dynjasë, një mijë apo dy mijë vite janë si një ose dy minuta kur krahasohet me një vit të jetës. Dita e Kijametit nuk është vetëm exheli i njerëzimit ku afërsia e tij dhe largësia të maten me masën e jetës së tij dhe të shikohet se është larg.