Translations:Yirmi Dördüncü Söz/305/sq
Përgjigjja: Sepse, nëpërmjet shkëlqimit të bisedimit me Profetin (A.S.M.), sahabët menduan për Ahiretin më shumë se çdokush tjetër, duke njohur përkohshmërinë e dynjasë dhe duke kuptuar urtësinë Hyjnore lidhur me fshehjen e kohës së Kijametit, ata morën një pozitë e cila ishte pritja e exhelit të dynjasë si exhelin e tyre duke u bërë gati për vdekjen e saj dhe punuan me seriozitetin më të madh për Ahiretin. Pastaj përsëritja e Profetit Alejhis-salatu ves-selam duke thënë: "Prisni Kijametin", buron nga kjo urtësi, urtësia e fshehjes dhe e paqartësisë, në të ka një udhëzim profetik dhe jo një përcaktim të kohës së ndodhjes nëpërmjet shpalljes, që ata e supozuan largimin e tij nga e vërteta; urtësia është një gjë që ndryshon nga shkaku. Kështu, ky lloj nga hadithet e Profetit Muhammed Alejhis-salatu ves-selam buron nga urtësia e fshehjes dhe e papërcaktueshmërisë.