Translations:Yirmi Dördüncü Söz/319/sq
Për më tepër, dynjaja ka dy fytyra, në të vërtetë tre fytyra.
E para: Është një fytyrë si pasqyra që reflekton manifestimet e Emrave Hyjnorë.
E dyta: Është një fytyrë që shikon Ahiretin, domethënë, dynjaja është një tokë e lërueshme e Ahiretit, ndërsa
E treta: Është fytyra e cila shikon tek përkohshmëria dhe mosekzistenca.
Fyfytra e fundit është dynjaja e njerëzve të çudhëzuar e cila nuk është në përputhje me gjërat që kënaqin Zotin xh.sh..
Domethënë dynjaja e përmendur në hadith nuk është bota e madhe e cila është pasqyrë për Emrat e Bukur të All-llahut, as mesazhet e Krijuesit të përjetshëm dhe as tokë e punueshme për Ahiretin, por ajo është dynjaja e atyre që adhurojnë botën, e cila është e kundërta e Ahiretit dhe burimi i të gjitha gabimeve dhe origjina e fatkeqësive, pra ajo është dynjaja e adhuruesve të dynjasë e cila nuk është e barabartë me një grimcë të vetme të botës së përjetshme që do t’u jepet besimtarëve në botën e përtejme në Ahiret.