Translations:Yirmi Dördüncü Söz/354/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kur’ani Gjithurtësi deklaron qartë se çdo gjë nga qiejt deri tek toka, nga yjet deri tek mizat, nga melekët për tek peshqit, dhe nga planetët për tek grimcat, secila bie me krye në sexhde, adhuron, lavdëron dhe lartëson All-llahun e Plotëfuqishëm. Por adhurimi i tyre ndryshon sipas aftësive dhe kapaciteteve të tyre dhe sa kanë fituar ato prej shfaqjeve të Emrave Hyjnorë. Ne do ta shpjegojmë njërën nga shumëllojshmëritë e adhurimit të tyre me një krahasim.