Translations:Yirmi Dördüncü Söz/395/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    O nefsi dhe o shoku im! Zoti xh.sh. ka vendosur dy aftësi në natyrën e njeriut, me qëllim që ato të dyja të jenë dy mjete për frikën dhe dashurinë. Dhe ajo dashuri e frikë ose do të kthehen tek krijesa ose tek Krijuesi. Duke ditur se frika nga krijesa është një sprovë e dhimshme, edhe dashuria e orientuar drejt krijesës gjithashtu është një fatkeqësi e kobshme, sepse ti o njeri ke frikë prej atyre që nuk të mëshirojnë, ose që nuk e pranojnë lutjen tënde për mëshirë. Kështu frika është një fatkeqësi e dhimbshme.