Translations:Yirmi Dördüncü Söz/398/sq
Po, ta kesh frikë Krijuesin e Gjithëlavdishëm, do të thotë të gjesh një rrugë për tek mëshira e dhembshuria e Tij dhe të strehohesh tek Ai. Frika është një kërbaç, ai të shtyn ty të përqafosh mëshirën e Tij. Është i mirënjohur shembulli se nëna e frikëson pak foshnjën e saj me qëllim që ta marrë atë në kraharorin e saj. Ajo frikë është më e këndshmja gjë për atë fëmijë, sepse e çon për tek kraharori i mëshirshëm i nënës. Ndërsa butësia, zemërdhembshuria e të gjitha nënave është vetëm një shkreptimë e mëshirës Hyjnore.