Translations:Yirmi Dördüncü Söz/415/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe kështu, o nefs! Ti e ke marrë këtë shpërblim, dhe ti je ngarkuar me adhurimin i cili është një shërbim i këndshëm, një bindje dashamirëse e shijshme, madje rehatuese, e kollajt dhe e lehtë, por ti je përtac edhe për këtë gjithashtu. Në qoftë se ti e kryen atë me gjysmë zemre, me pahir, është sikur shpërblimet e tua të mëparshme të ishin të pamjaftueshme për ty dhe ti me arrogancë po kërkon gjëra më të mëdha. Gjithashtu ti po bën naze, ankohesh duke thënë: “Përse duaja ime nuk pranohet?” Por ti nuk ke të drejtë të ankohesh, detyra jote është vetëm të bësh lutje e dua. Thjesht nëpërmjet mirësisë dhe bujarisë së Tij, Zoti i Plotëfuqishëm të jep ty Parajsën dhe lumturinë e përjetshme. Prandaj kërko gjithmonë strehim tek mëshira dhe Bujaria e Tij. Beso tek Ai dhe kushtoji vëmendje dekretit të Tij: