Translations:Yirmi Dördüncü Söz/431/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe kështu o nefs! Pallati i parë është një musliman dhe profeti Muhammed Alejhis-salatu ves-selam është drita e madhe elektrike në zemrën e atij muslimani. Në qoftë se ai e harron atë, ose ruajna Zot nga djalli i mallkuar, në qoftë se ai e nxjerr atë prej zemrës së tij, ai nuk do të pranonte asnjë nga profetët e tjerë, dhe në të vërtetë, nuk do të mbetej asnjë vend për ndonjë plotësim në shpirtin e tij.

    Ai madje nuk do ta njihte as Krijuesin e tij. Të gjitha apartamentet dhe aftësitë e holla në natyrën e tij do të zhyteshin në errësirë dhe do të ishte një shkatërrim e një vetmi e tmerrshme në zemrën e tij. Atëherë çfarë do të mund të fitonte ai përballë këtij shkatërrimi e shkretimi? Dhe çfarë përfitimi do të mund të gjejë për t’i riparuar dëmet e shkatërrimit?