Muhsini
O profesori ynë i dhembshur, i bekuar dhe i dashur!
Nëpërmjet duave dhe bekimeve të tua, sa më shumë ta lexojmë Risale-i Nurin me vëmendje dhe mendim, aq më shumë ne kuptojmë se ai është vepër sublime që zgjidh dhe zbulon enigmën e universit, dhe se ai është një udhëzues i lartë për të tashmen dhe për të ardhmen. Po, gjithkush me mend që e lexon atë, kupton se ai do ta ndriçojë humanizmin edhe në këtë shekull edhe në tjetrin, dhe do ta shpëtojë atë nga errësira e mendimit të çudhëzuar.
Risale-i Nuri u shkrua për të plotësuar nevojat e botës së islamit dhe të gjithë njerëzimit. Sot, njerëzimi po shapërtohet në një fatkeqësi të paparë, dhe nuk ka asgjë që do ta shpëtonte atë përveç përqafimit të Risale-i Nurit dhe studimit me vëmendje dhe në mënyrë reflektive të pjesëve të tij të ndryshme, me çfarëdo çmimi që ta merrte atë. Gjithkush që e lexon atë e pranon këtë fakt.
Në qoftë se do të kishim fuqi ne do ta ngjisnim tek një vend duke shikuar universin dhe do ta shpallnim këtë për të gjithë botën. Por meqenëse ne nuk mund ta bëjmë këtë, dhe meqenëse deri në një shkallë nëpërmjet bekimeve të profesorit ne e kemi kuptuar vlerën universale të Risale-i Nurit, ne do të vazhdojmë ta lexojmë atë burim të shkëlqyer njohjeje dhe plotësimi, ditën dhe natën, në çdo rast dhe nuk do ta çojmë kot asnjë moment të kohës sonë; ne do të punojmë vazhdimisht me të. Por kjo përsëri do të jetë në sajë të lutjeve dhe bekimeve të profesorit tonë.
Për më tepër, është e qartë se gjithkush, madje edhe dijetari më i shquar, mund të jetë studenti i Risale-i Nurit... të gjithë kanë nevojë që ta lexojnë atë. Në qoftë se i mposhtur nga egoizmi, ndonjë dështon për ta bërë këtë, atëherë ai do të ishte krejtësisht i humbur.
Sa për ne, përballë kësaj të vërtete sublime që e perceptojmë, ne nuk jemi në gjendje të shprehim mirënjohjen tonë për shpëtimtarin e njerëzimit dhe për nëpunësin Hyjnor duke mbuluar miliona prej qënieve njerëzore.
Por përsëri, nëpërmjet duave dhe bekimeve të tua, ne kemi kuptuar se ne jemi të pamundur që të shlyejmë -kthejmë- as sasinë që ne përfitojmë prej një rreshti të vetëm të kësaj vepre të mahnitshme, e cila është një mrekulli e Kuranit Kerim. Prandaj ne vetëm i kërkojmë Zotit të Gjithëfuqishëm sa vijon:
“O Zot! Ruaje profesorin tonë të dashur e të dhembshur prej dredhive të armiqve të tij tiranikë, sepse nëpërmjet veprës së tij të pashoqe, ai na ka shpëtuar neve prej burgimit të përjetshëm dhe na ka dhënë çelësin për një thesar të të vërtetave që mund të fitojë për ne lumturinë në një botë të përjetshme. Gjithmonë jepi atij sukses në shërbimin e tij ndaj Kuranit dhe besimit, dhe dhuroji atij shëndet të mirë, mirëqënie dhe jetë të gjatë!”
Profesor i dashur! Ne, një numër i të rinjve në universitet që kemi marrë mirësinë më të lartë të studimit me vëmendje dhe në mënyrë reflektive të Risale-i Nurit, besojmë jo thjesht me hamendje dhe as thjesht duke pasur një qëllim të mirë, por si rezultat i një studimi dhe hetimi të thellë, dhe me siguri të patundur të bazuar në njohje, se Bediuzzamani do të ketë sukses për ta çliruar faqen e tokës nga pafesia dhe ateizmi, i cili në këtë kohë i ka dhënë shkas mizorisë së tmerrshme që nuk është shikuar kurrë më parë. Kjo bindje e jona nuk është thjesht çiltëri -mendjetrashësi- apo hamendje, por bazohet mbi dëshmi të arsyeshme dhe mbi shqyrtim të imët. Madje edhe ata të cilët e kundërshtuan atë, do ta pranojnë këtë fakt me të gjithë zemrat e tyre.
Me dhembshuri vazhdo të bësh dua për ne që të mund t‟ia kushtojmë vetet tona shërbimit të Kuranit dhe të besimit, dhe studimit të Risale-i Nurit dhe kurrë të mos e harxhojmë kot asnjë moment të kohës sonë, dhe që ta shkruajmë atë, dhe të fitojmë sinqeritet të plotë.
Në emrin e të gjithë studentëve të Risale-i Nurit Në universitetin e Stambollit
Muhsini