Translations:Birinci Söz/24/sq
Bismil-lah, është fillimi i të gjitha gjërave të mira. Edhe ne gjithashtu do të fillojmë me të. Dije o nefsi im! Ashtu siç është kjo fjali e bekuar shenja e Islamit, po ashtu ajo përmendet vazhdimisht nga të gjitha qëniet nëpërmjet gjuhëve të gjendjeve dhe të prirjeve të tyre të natyrshme.