Translations:On İkinci Söz/65/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Libri i filozofit diskutonte vetëm zbukurimet e shkronjave, lidhjet e tyre me njëra tjetrën, gjendjet e disave prej tyre, veçoritë e xhevahireve dhe nga përshkrimet e tyre Ai nuk e preku fare kuptimin e atij Kur’ani, sepse ai filozof i huaj nuk kishte njohuri për shkrimin e arabishtes. Ai madje nuk perceptoi se ai Kur’an i zbukuruar ishte një libër e një vepër që shpreh kuptime të mëdha. Ai e shikoi atë me një vështrim si të ishte një zbukurim antik. Por megjithëse ai nuk e dinte arabishten ishte një inxhinier i mirë, i përshkruante gjendjet shumë mirë, ishte një kimist i aftë, dhe një bizhutier i shkathët. Dhe kështu, ky njeri e shkroi veprën e tij në përputhje me ato mjeshtëri e arte.