Translations:On Altıncı Söz/83/sq
Përgjigjja: Meqenëse çështja është kështu dhe ti e kërkon atë për të arritur qetësinë e sigurinë, atëherë ne themi duke u mbështetur në shkëlqimin e Kur’anit:
Emri “En-Nur” “Drita”, i cili është nga Emrat e Bukur Hyjnorë, ka zgjidhur shumë nga problemet dhe vështirësitë e mia. Në dashtë Zoti, Ai do ta zgjidhë gjithashtu edhe këtë problem.
Duke zgjedhur mënyrën e krahasimit, e cila i sjell qartësi mendjes dhe dritë zemrës, ashtu siç tha Imam Rabbani (R.A.), edhe ne themi: