Translations:On Altıncı Söz/90/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    'I dyti: Ky është reflektimi i objekteve të ndritshme materiale. Ky reflektim nuk është i njëjti si gjëja e reflektuar. Por në të të njëjtën kohë nuk është as tjetra, pasi ajo nuk përmban natyrën e ndritshme të objektit, por ajo posedon shumicën e veçorive të tyre dhe mund të konsiderohet si e gjallë. Për shembull, dielli kur përhap rrezet e tij sipër globit tokësor e shfaq imazhin e tij dhe reflektimin, tek të gjitha pasqyrat. Në secilën nga reflektimet është e pranishme nxehtësia, drita dhe shtatë ngjyrat në dritë, të cilat janë si cilësitë e diellit. Le ta supozojmë diellin që të kishte vetëdije, (nxehtësia e tij të ishte pikërisht fuqia e tij e pastër; drita e tij të ishte pikërisht njohuria e tij e pastër; dhe shtatë ngjyrat e tij të ishin shtatë cilësitë e tij) atëherë dielli i vetëm do të ishte i pranishëm në të gjitha pasqyrat në të njëjtin moment, dhe do të ishte i aftë ta bënte secilën një fron të tij për vetveten dhe një lloj telefoni.

    Një pasqyrë nuk do të ishte pengesë për një tjetër. Ai do të mund të takohej me secilin nga ne nëpërmjet pasqyrave tona. Ndërsa ne megjithëse jemi larg prej tij, ai është më afër nesh se sa vetet tona.