Translations:On Birinci Söz/48/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Sa për grupin tjetër, mëkatarët dhe të këqinjtë, kur ata hynë në pallatin e kësaj bote në moshën e pjekurisë, ata iu përgjigjën me mosbesim të gjitha dëshmive të Unitetit Hyjnor, dhe me mosmirënjohje ndaj të gjitha mirësive, dhe duke i akuzuar si të pavlefshme të gjitha krijesat e universit i fyen e i poshtëruan ato në një mënyrë të pabesueshme. Dhe meqenëse ata i refuzuan dhe mohuan të gjithë shfaqjet e Emrave të bukur Hyjnorë, ata kryen një krim të pafund në një kohë të shkurtër, dhe u bënë të meritueshëm për një dënim të përhershëm. Në të vërtetë, kapitali i jetës dhe aftësitë njerëzore iu dhanë njeriut për detyrat e lartëpërmendura.