Translations:On Birinci Söz/67/sq
E Nënta: Të kuptosh nëpërmjet pafuqisë tënde dhe dobësisë, varfërisë tënde dhe nevojave, shkallët e shfaqjeve të Fuqisë Absolute dhe të Pasurisë absolute. Ashtu si shijet, shkallët dhe shumëllojshmëritë e ushqimeve që kapen me shkallët e urisë dhe me llojet e nevojave për to, po kështu, ti duhet t’i kuptosh shkallët e Fuqisë Absolute Hyjnore dhe pasuritë e Hyjnisë me pafuqinë tënde dhe me varfërinë tënde të pakufishme. Atëherë, këto nëntë urdhëresa dhe të tjera të ngjashme meto janë përmbledhja e qëllimeve të jetës tënde.