Translations:On Dokuzuncu Söz/94/sq
Po, vështroje personalitetin kolektiv të kësaj prove: Faqja e tokës është bërë xhamia e tij; Mekka mihrabi i tij dhe Medineja predikatorja e tij; Profeti ynë, paqja dhe bekimet e Zotit xh.sh qofshin mbi të, kjo provë e qartë, është Imami i të gjithë besimtarëve, është predikuesi i të gjithë njerëzimit, kryetari i të gjithë profetëve, shkëlqesia i të gjithë evlijave, prijësi i rrethit të përmendjes së Zotit xh.sh. i atij rrethi që përfshin të gjithë Pejgamberët dhe Evlijatë... Ai është një pemë vezulluese, rrënjët e gjalla të së cilës janë të gjithë profetët, ndërsa frutat e freskëta janë të gjithë Evlijatë; Çdo pretendim të tij e dëshmojnë të gjithë profetet duke u mbështetur në mrekullitë e tyre; e konfirmojnë dhe e vërtetojnë të gjithë evlijatë, duke u mbështetur në kerametet (provat, çudirat) e tyre,