Translations:On Dokuzuncu Söz/97/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Ashtu siç vërtetohet Kjo provë brilante e Njësisë nga unanimiteti dhe konsensusi i atyre dy krahëve i krahut të Profetëve dhe i atij të Evlijave gjithashtu të njëjtën gjë bëjnë qindra tregues në shkrimet e librave të shpallur qiellorë si Teurati e Inxhili–Bibla, ([1]) dhe me mijëra shenja që u shfaqën përpara fillimit të misionit të tij, dhe sihariqet e falltarëve dhe e zërave nga bota e padukshme, dhe dëshmia me unanimitet e treguesit e mijëra mrekullive të tij, si: Çarja më dysh e hënës dhe vërtetësia e sheriatit që e mbështet dhe e konfirmojnë atë. Gjithashtu, në personin e tij, sjelljet e lavdërueshme të cilat ishin në kulmin e plotësimit; dhe në detyrat e tij, besimi i plotë i tij dhe veçoritë e cilësitë e larta që ishin në shkëlqimin më të madh, devocioni i tij dhe frika e jashtëzakonshme ndaj Zotit, adhurimi i jashtëzakonshëm, serioziteti i jashtëzakonshëm dhe qëndrueshmëria e jashtëzakonshme tregojnë fuqinë e besimit të tij të plotë dhe qëndresën e tij të plotë. Të gjitha këto tregojnë aq qartë si dielli, sa besëplotë dhe fetar i palëkundur ishte ai për kauzën, çështjen e tij më të madhe.

    1. “Risale-i Hamidije” Hysejin Xhisri nxori njëqind e katërmbëdhjetë tregues nga shkrimet qiellore. Në qoftë se këto tregues kanë mbetur edhe pas ndryshimit dhe koruptimit të atyre teksteve, pa dyshim, përmendje e tregues të qartë kanë ekzistuar para modifikimit të atyre librave... (Autori)