Translations:On Sekizinci Söz/60/sq
Shkurtazi, poshtë perdes së shirave të stuhishëm dhe tokës janë fshehur buzëqeshjet e luleve të bukura të panumërta dhe bimët e mirëorganizuara. Dhe prapa perdeve të shkatërrimit të egër dhe të ndarjeve të përvajshme e të trishtueshme të vjeshtës është shkarkimi nga detyrat e jetëve të tyre prej kafshëve të vogëla të këndshme, miqtë e luleve, në mënyrë të tillë që t’i ruajnë ato nga përplasjet e erës dhe nga torturat e mundimit të ngjarjeve të dimrit, të cilat janë shfaqjet e fuqisë Hyjnore dhe të lavdisë, nën perden e të cilave rruga përgatitet për pranverën e re të bukur. Poshtë perdes së ngjarjeve si stuhitë, tërmetet, murtajat, dhe epidemitë, është zbulimi i shumë luleve të fshehura jolëndore. Farërat e shumë potencialeve, të cilat nuk janë zhvilluar, mbijnë, mugullojnë e rriten bukur për shkak të ngjarjeve të cilat në dukje janë të shëmtuara, sikur përbysjet e përgjithshme dhe ndryshimi universal të ishin një shi jolëndor.