Translations:On Sekizinci Söz/62/sq
Për shembull, njeriu i vlerëson të jenë të dëmshme dhe të pakuptimta bimët dhe pemët me gjemba të cilat janë midis mrekullive të mëdha të fuqisë së Krijuesit. Ndërsa ato janë heronj të armatosur mirë për t’i ruajtur e mbrojtur ato bimë e pemë ndaj atyre që duan t’i dëmtojnë. Dhe për shembull, shqiponjat skifterët duke sulmuar trumcakët është në dukje e papajtueshme me mëshirën. Por nëpërmjet këtij sulmi, zbulohen aftësitë e trumcakut. Dhe për shembull, ai e konsideron “borën” të jetë shumë e ftohtë dhe jotërheqëse, por nën atë perde të ftohtë e të pakëndshme, ndodhen qëllime aq të ngrohta dhe rezultate aq të ëmbëla saqë nuk mud t’i përshkruajë njeriu.