Translations:On Yedinci Söz/367/sq
Sa për njeriun, i cili është krijesa më e nderuar e gjallesave shpirtërore dhe që do të përfitojë më shumë se të tjerët në këtë festival, si nga sasia ashtu edhe nga cilësia, atij i jepet nëpërmjet mëshirës Hyjnore një gjendje dëshire shpirtërore e cila ia bën të mërzitshme këtë botë dhe kërkon të kalojë në Ahiret, ndonëse ai është shumë i lidhur e i marrosur pas dynjasë. Njeriu humaniteti i të cilit nuk është mbytur në çudhëzim, përfiton nga kjo gjendje shpirtërore dhe largohet me qetësinë e zemrës. Ne do të shpjegojmë, si shembull, pesë nga aspektet që të çojnë në këtë gjendje shpirtërore.