Translations:On Yedinci Söz/665/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Imagjinata shikon se melekët e caktuar për këto pemë kanë hyrë në këto pemë si trupa, nga degët e të cilëve varen shumë flauta. Duket sikur Monarku i Përjetshëm u ka veshur melekëve këto trupa për një paradë të shkëlqyeshme me tingujt e mijëra flautave. Kështu pemët e tregojnë vetveten se nuk janë trupa të vdekur e të pandjeshëm, por më të ndjeshmet dhe më kuptimplotat.