Translations:Onuncu Söz/421/sq
Së dyti: Dielli mund të përshkruhet si një nëpunës i nënshtruar e i ngarkuar me detyrën e përhapjes së artikullit të dritës sipër globit, dhe t’i bëjë atë dhe errësirën të vijnë njëri pas tjetrit. Në çdo mbrëmje nëpunësi urdhërohet të mbledhë dritën. Ndonjëherë ndodh gjithashtu që tregtia e tij të ulë ritmin kur ai fshihet nga një perde e një reje. Në ndonjë rast tjetër mund të ndodhë që hëna gjithashtu të formojë perde para fytyrës së tij dhe pengon detyrën e tij, tamam sikur ky nëpunës të mblidhte artikujt e tij dhe librat e punëve të tij me këto shkaqe. Atëherë nuk ka dyshim se do të vijë një ditë që ai do të çlirohet nga detyrat e tij.
Madje edhe në qoftë se nuk do të ketë ndonjë shkak për shkarkimin e tij nga detyra, ndodhen dy njolla të zeza në diell, tani të vogëla, por të prirura për t’u zmadhuar, që një ditë do të zmadhohen deri në një pikë ku dielli do ta marrë prapa, me Urdhrin e All-llahut, dritën që ai tani e mbështjell rreth kokës së tokës, dhe e mbështjell atë rreth kokës së vet. Atëherë do t’i thuhet “Eja, detyra jote në tokë është plotësuar!”. Tani Shko në Xhehennem dhe digji atje ata që të kanë adhuruar ty, sepse kështu me pabesi ata fyen një nëpunës të nënshtruar si ti.” Me errësirën e tij dhe fytrën e frikshme, dielli do të lexojë dekretin, اِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ “Kur dielli të mbështillet, të humbë dritën dhe të përmbyset.”([1])
- ↑ Kur’an, 81: 1