Translations:Otuz İkinci Söz/620/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për shembull, megjithëse dielli është i pjesshëm dhe një qënie e vetme e personifikuar, ai bëhet si një universal nëpërmjet gjërave të ndritshme. Ai reflekton imazhin e tij, një diell si vetvetja, në të gjitha gjërat e ndritshme, në pikat e ujit, dhe në copat e qelqit në faqen e tokës, sipas kapacitetit të tyre. Nxehtësia e diellit, drita, dhe shtatë ngjyrat në dritën e Tij, bashkë me një lloj ngjashmërie (shembëllimi) të diellit esencial, gjenden në të gjitha gjërat e ndritshme fizike.

    Në qoftë se do të supozohej që Dielli të kishte njohuri dhe vetëdije, atëherë çdo pasqyrë do të ishte e ngjashme me një lloj vendbanimi ose vendi, Froni ose karrigia për të; ai do të ishte vetë në kontakt me çdo gjë. Ai do të ishte në gjendje të komunikonte me çdo krijesë të vetëdijshme nëpërmjet pasqyrave, madje edhe me anë të bebes së çdo syri; çdonjëra prej të cilave do të ishte si një telefon. Një gjë nuk do të ishte një pengesë për një gjë tjetër. Komukimi me një gjë nuk do të ishte një pengesë për të komunikuar me një tjetër. Megjithëse ai është i pranishëm në çdo vend, veçse ama atë nuk e përkufizon ndonjë vend.