Translations:Otuz İkinci Söz/641/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Rezultati i dhënë nga kjo vijueshmëri mendimi tregon se, në qoftë se do të ishte e domosdoshme, për gjykimin e njeriut dhe për përfitimin e tij të lumturisë së përjetshme, i gjithë universi do të shkatërrohej dhe se një fuqi e aftë për shkatërrim e transformim të universit e tregon vetveten dhe ekziston. Por ringjallja ka shumë shkallë. Është e domosdoshme, farz, të besosh në disa nga ato, duhet të njihen. Ndërsa të tjerat bëhen të dukshme sipas niveleve në zhvillimin shpirtëror dhe intelektual dhe dijenia dhe njohja për to është e domosdoshme.

    Me qëllim që të paraqesë prova bindëse e të forta për nivelin më të thjeshtë e më të lehtë, Kur’ani Gjithurtësi tregon një fuqi të aftë për hapjen e një bote vërtet të madhe të ringjalljes.