Translations:Otuz İkinci Söz/643/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Atëherë, kjo shkallë është aq e thjeshtë, saqë ajo mund të shihet në çdo pranverë nëpërmjet miliona shembujve.” Ndonjëherë me qëllim që ta provojë këtë shkallë, vërsetet e Kur’anit tregojnë aktivitetin e pakuizuar të një fuqie të aftë për ngritjen në jetë të të gjitha grimcave, dhe disa herë tregon gjurmët e një fuqie dhe urtësie të afta për t’i dërguar të gjitha krijesat në zhdukje dhe pastaj t’i kthejë ato prej andej. Atëherë ato tregojnë aktivitetin dhe gjurmët e një fuqie dhe urtësie të afta për t’i shpërndarë yjet dhe për t’i thërrmuar qiejt, ndonjëherë tregojnë aktivitetin dhe manifestimet e një fuqie dhe urtësie të afta për t’i bërë të gjitha krijesat e gjalla të vdesin dhe pastaj të vijnë prapë në jetë, të ringjallen të gjitha përnjëherësh me një të rënë të vetme të Borisë, me një klithmë të vetme.

    Ndonjëherë, vërsetet demonstrojnë manifestimet e një fuqie dhe urtësie që do të sjellin në jetë krijesat e gjalla mbi faqen e tokës, që të gjitha më vete, ndarazi. Dhe ndonjëherë ato demosntrojnë gjurmët e një fuqie dhe urtësie që, duke i përplasur e copëtuar malet, do t’i shkaktojë globit tokësor të shpërbëhet e thërrmohet krejtësisht, dhe pastaj duke e rindërtuar atë, do ta transformojë atë në një formë akoma më të shkëlqyeshme.