Translations:Otuz İkinci Söz/667/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për shembull, një ushtar i thjeshtë shfaq bindje të plotë dhe respekt ndaj rreshterit të tij në ushtri. Atij i duket se të gjitha të mirat e dobitë vijnë prej tij dhe ai mendon pak për mbretin. Madje edhe në qoftë se ai do të mendonte për Të, përsëri do t’ia drejtonte rreshterit mirënjohjen dhe falënderimin e tij. Ndërkohë i thuhet një ushtari të tillë të thjeshtë: “Shiko këtu! Mbreti është shumë më i madh se sa rreshteri yt, prandaj, ti vetëm Atij duhet t’i japësh falënderim..” Tani kjo fjali nuk krahason komandën madhështore të mbretit, e cila është reale (aktuale) me atë të rreshterit e cila është e pjesshme dhe vetëm e jashtme; sepse po të bëje një krahasim të tillë, do të ishte pakuptim. Por ky është një rezultat i asaj që ushtari i thjeshtë e konsideron të jetë e rëndësishme, dhe si i shikon ai lidhjet me rreshterin e tij, saqë ai e preferon atë, e don dhe e falënderon vetëm atë.