Translations:Otuz İkinci Söz/755/sq
Pastaj, me dorën e mrekullueshme të artit, dhe me penelin e bujarisë e të përkujdesjes, Ai u jep ngjyrat e bukurisë e të stolisë gjymtyrëve të asaj forme, në qoftë se kjo është një qënie e vetme njerëzore, si syve e veshëve; dhe në qoftë se forma është lule, All-llahu u jep anëtarëve të saj petla e thekë. Në qoftë se ajo është toka, Ai u jep ngjyrat e bukurisë e të stolisë mineraleve të saj, bimëve dhe kafshëve. Në qoftë se forma është Parajsa, Ai u jep ngjyrat e Bukurisë e të stolisë kopshteve të saj, pallateve dhe hurive, dhe kështu me radhë. Ti gjtihashtu mund të bësh analogji me të tjerat.
Për më tepër, Ai stolis dhe ndriçon në një mënyrë të tillë saqë kuptimet e favorizimit dhe të bujarisë janë mbisunduese në ato objekte. Dhe ato sundojnë deri në një shkallë ku ato qënie të zbukuruara dhe ato artifakte të ndriçuara bëhen si favore të mishëruara dhe bujari të trupëzuara. Ato përmendin dy Emrat Hyjnorë, “El-Letifu”, “El Kerimu”, Hirploti dhe Gjithëbujari.