Translations:Otuz İkinci Söz/759/sq
Dhe ajo çfarë nxit kuptimet e dhembshurisë dhe të mëshirës që të shfaqen, pa dyshim është një bukuri esenciale dhe një plotësim i Cili dëshiron të bëhet i dukshëm. Ato bëjnë që të recitohen Emrat Hyjnorë “El Xhemilu”, (i Bukuri), dhe Emrat “El Vedudu”, “Er-Rahimu”, (I Dashuri, Mëshirëploti), të cilët përfshihen brenda Emrit “El Xhemilu”, (I Bukuri); sepse bukuria është e dashur për veteven. Bukuria dhe Ai që e posedon bukurinë e duan vetveten. Për më tepër, ajo është edhe hijeshi, edhe dashuri.