Translations:Otuz İkinci Söz/769/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kështu, Autori i Gjithëlavdishëm i ka bërë të gjitha krijesat e Tij ose artifaktet në një mënyrë të tillë saqë Ai bën që shumica e tyre, dhe në mënyrë të veçantë qëniet e gjalla, të recitojnë shumë Emra Hyjnorë. Është sikur Ai t’i kishte veshur çdo krijese njëzet këmisha të ndryshme, njëra mbi tjetrën, ose t’i kishte mbështjellur ato me njëzet perde a mbulesa. Dhe Ai ka skalitur e shkruar në secilën këmishë ose perde veç e veç Emra Hyjnorë të ndryshëm.

    Për shembull, ashtu siç u demonstrua në krahasim, ndodhen shumë faqe në atë që është vetëm e dukshme në krijimin e një gjymtyre të bukur të seksit të bukur njerëzor, ose të një luleje të bukur. Nga këto dy shembuj të vegjël e të veçantë, ti mund të bësh analogji me krijesat e tjera të mëdha e universale.