Translations:Otuz Birinci Söz/239/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Krahasimi i dytë: Një njeri mban në dorën e tij një pasqyrë drejt diellit. Sipas kapacitetit të saj, ajo pasqyrë merr dritë nga dielli, i cili përmban shtatë ngjyrat dhe një reflektim. Njeriu lidhet me diellin dhe bisedon me të nëpërmjet lidhjes së asaj pasqyre. Dhe në qoftë se ai e drejton pasqyrën e ndritshme drejt shtëpisë së tij të errët, ose drejt kopshtit të tij të vogël privat, i cili është i mbuluar nga një çati, mbulesë, ai nuk mund të përfitojë në lidhje me vlerën e diellit, por veçse vetëm në pëputhje me kapacitetin e pasqyrës.

    Ndërsa tjetri e lë pasqyrën dhe drejtohet nga dielli drejtpërdrejt, dhe shikon shkëlqimin e tij dhe kupton madhështinë e tij. Pastaj ngjitet në një mal shumë të lartë, dhe shikon shndëritjen, dritën e fortë të sundimit të gjërë të diellit, dhe bisedon vetë me të dhe pa perde. Pastaj ai kthehet dhe hap dritare të mëdha në shtëpinë e tij dhe në çatinë sipër kopshtit të tij, dhe hap rrugë lart drejt diellit ndërsa ai është tek qielli më i lartë dhe flet e bisedon me dritën e përhershme të diellit të vërtetë. Ai mundet t’i flasë diellit me mirënjohje siç vijon: O diell i dashur! O ti që je bukuria e botës dhe hijeshia e shkëlqimi i qiejve, që praron e zbukuron faqen e tokës me dritën tënde dhe e bën atë dhe faqet e të gjitha luleve të buzëqeshin! Ti e ke ngrohur dhe driçuar shtëpinë time të vogël dhe kopshtin në të njëjtën mënyrë ashtu siç ke ndriçuar të gjithë botën dhe siç ke ngrohur faqen e tokës..” Ndërsa njeriu i parë me pasqyrën nuk mund ta thotë atë, sepse reflektimi i diellit dhe shenjat e dritës së tij janë të kufizuara e të ngushtuara nga pasqyra, dhe janë në përputhje me kapacitetin e pasqyrës dhe në përfshirjen e saj për dritën.