Translations:Otuz Birinci Söz/241/sq
Forma e parë: Ky është manifestimi nëpërmjet një lidhjeje Hyjnore që zgjatet tek pasqyra e zemrës që nëpërmjet saj, gjithkush mund të marrë manifestim të veçantë dhe universal prej Atij Dielli Parapërjetësie, mund të marrë një ligjëratë dhe bisedim në lidhje me kapacitetin e tij dhe në lidhje me manifestimin e Emrave Hyjnorë dhe të Atributeve në kapërcimin e shkallëve të udhëtimit të tij shpirtëror. Shkallët e shenjtërisë, të cilat kalojnë nën hijen e shumicës së Emrave dhe Atributeve burojnë nga kjo lloj shfaqjeje.