Translations:Otuz Birinci Söz/278/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Tani, meqenëse midis qënieve njerëzore, ai midis njerëzve i cili i bëri të njohur qëllimet e krijuesit të universit në mënyrën më të përkryer, i cili zbuloi dhe zgjidhi enigmën e krijimit dhe i cili lajmëroi përsosmërinë dhe madhështinë e Sovranitetit të Hyjnisë në mënyrën më të mirë ishte Muhammedi Alejhis-salatu ves-selam, sigurisht prej të gjitha qënieve njerëzore, ai do të bënte një udhëtim vëzhgues shpirtëror që do të ishte një Mi’raxh në formën e shëtitjes në botën trupore. Ai do të kalonte të gjitha nivelet deri matanë Botës së ndërmjetme të Emrave Hyjnorë, manifestimit të Atributeve Hyjnore dhe akteve, dhe përtej niveleve të qënieve, që të gjitha ato njihen si shtatëdhjetë mijë perde. Ja pra ky është Mi’raxhi.