Translations:Otuz Birinci Söz/282/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në të njëjtën mënyrë, megjithëse Zoti i Gjithëlavdishëm, i Cili është Dielli i Parapërjetësisë dhe i Paspërjetësisë, është më afër gjithçkaje se sa çdo gjë tjetër, çdo gjë është pafundësisht larg prej Tij. Vetëm Ai që do të kalonte të gjitha qëniet, që ngrihet mbi të pjesshmen dhe gradualisht kalon nëpër mijëra perde në shkallët e universalitetit, përbotshmërisë, derisa afrohet tek një Emër Hyjnor i cili i përfshin të gjitha qëniet, dhe atëherë kapërcen shumë shkallë matanë tij, ai do të nderohet me një lloj të afrimitetit Hyjnor.