Translations:Otuz Birinci Söz/289/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe në lidhje me melekët ne themi këtë: Globi tokësor i cili është me përmasë mesatare midis planetëve, i vogël dhe i dendur midis yjeve, qëniet e gjalla e të vetëdijshme, më të vlefshmet midis qënieve, gjenden në numëra të pallogaritshëm në të. Atëherë, sigurisht, yjet, të cilët janë si kështjella të zbukuruara dhe pallate të bukur të krahasuara me tokën e cila është si një shtëpi e errët, dhe qiejt, të cilët janë si detet e yjeve, do të jenë vendbanimet e melekëve dhe e qënieve shpirtërore, të cilët janë të vetëdijshëm, të gjallë, jashtëzakonisht të shumtë dhe prej llojeve të ndryshëm.

    Meqenëse në komentin tim të titulluar “Shenjat e Mrekullisë”, edhe ekzistenca, edhe shumësia e qiejve janë provuar në mënyrë vendimtare në paragrafin e vërsetit.

    ثُمَّ اس۟تَوٰٓى اِلَى السَّمَٓاءِ فَسَوّٰيهُنَّ سَب۟عَ سَمٰوَاتٍ

    “Pastaj Ai drejtoi qëllimin drejt qiejve duke i bërë ata shtatë qiej.”([1])

    Dhe meqenëse ne e kemi provuar ekzistencën e melekëve me pakundërshtueshmërinë e dy edhe dy bëjnë katër, në Fjalën e Njëzet e Nëntë, ne i konsiderojmë ato të jenë të mjaftueshme dhe e presim shkurt diskutimin këtu.

    1. Kur’an, 2: 29