Translations:Otuz Birinci Söz/317/sq
Pikërisht në të njëjtën mënyrë, وَ لِلّٰهِ ال۟مَثَلُ ال۟اَع۟لٰى “Dhe All-llahut i takon krahasimi më i lartë”, Autori i Gjithëlavdishëm, i Cili është Mbreti i Para dhe i Paspërjetësisë, deshi të shohë e t’i shfaqë plotësimet e Tij të pafundme dhe bukurinë e Tij të pakufishme. Kështu Ai e bëri këtë botë në një mënyrë të tillë, sa që çdo qënie i shpreh plotësimet e Tij me gjuhë të panumërta dhe e tregon bukurinë e Tij me shumë shenja. Universi tregon nëpërmjet të gjitha qënieve të Tij se sa shumë thesare të fshehura jomateriale ndodhen në secilin prej Emrave të Tij të Bukur dhe sa shumë hollësi të mbuluara gjenden në secilin prej Titujve të Tij të shenjtë. Dhe Ai e tregon këtë në një mënyrë të tillë sa që nga koha e Ademit, të gjitha shkencat së bashku me të gjitha ligjet e tyre janë të mangëta për të arritur në atë se çfarë mrekullish e treguesish përmban libri i universit. Por nga ai libër është lexuar vetëm se një përqindje e vogël e kuptimeve dhe e shenjave të cilat pohojnë e tregojnë Emrat Hyjnorë dhe plotësimet Hyjnore.