Translations:Otuz Birinci Söz/321/sq
Dhe pikërisht në të njëjtën mënyrë, me qëllim që të shfaqë plotësimet e Tij, bukurinë e Tij, dhe të vërtetat e Tij, Skalitësi i Parapërjetësisë e ka shkruajtur universin në një mënyrë të tillë saqë të gjitha qëniet shprehin dhe pohojnë plotësimet e Tija të pafundme, Emrat e Tij dhe Atributet së bashku me faqet e panumërta të tyre dhe aspektet.
Natyrisht, në qoftë se kuptimi i një libri mbetet i panjohur, vlera e tij do të ulej në asgjë. Por një libër i tillë si universi që secila fjalë e të cilit përfshin mijëra kuptime nuk mund ta humbasë vlerën e tij e të shkonte më kot. Meqenëse, shkruajtësi i librit sigurisht që do ta bënte të njohur atë dhe do t’ia shpjegonte një pjesë të tij secilit grupi në përputhje me kapacitetin dhe aftësinë e tij. Dhe Ai do ta instruktonte në të gjitha përmabjtjet e librit individin i cili ka shikimin më të gjërë e më gjithëpërfshirës, vetëdijen më universale dhe aftësinë më të madhe; Urtësia kërkon që Ai do ta merrte individin në udhëtimin më të lartë me qëllim që t’i mësonte atij përmbajtjet e brenditë e një libri të tillë dhe të vërtetat e tij universale. Domethënë, Ai do t’i shkaktonte atij të udhëtojë nga pjesa më e skajshme e niveleve të shumësisë, e cila është faqja e parë, për tek sfera e Njësisë Hyjnore, e cila është faqja e fundit. Kështu, nëpërmjet këtij krahasimi, deri diku ti mund të shikosh shembujt e lartë të urtësisë në Mi’raxh.