Translations:Otuz Birinci Söz/340/sq
Dhe meqenëse Krijuesi i universit e ka bërë atë në një mënyrë të tillë që Ai e stolis atë me zbukurime dhe i ka përfshirë krijesat e vetëdijshme në të, që ata të mund të bëjnë udhëtime dhe ekskursione, që ta shqyrtojnë atë e të nxjerrin mësime, urtësia kërkon se Ai duhet të dëshirojë të bëjë të njohur kuptimet dhe vlerën e veprave të artit për ata që i vështrojnë dhe i hulumtojnë ato. Dhe ishte përsëri, në mënyrë të vetëkuptueshme, Muhammedi (A.S.M.) i Cili në përgjigje të kësaj dëshire të Krijuesit të Universit, nëpërmjet Kur’anit Ploturtësi, veproi si një udhëzues në mënyrën më gjithëpërfshirëse për xhindet dhe njerëzit, dhe në të vërtetë, edhe për qëniet shpirtërore e engjëjt.