Translations:Otuz Birinci Söz/368/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Ky frut i ka sjellë xhindit dhe njeriut, si një dhuratë, themelet e Islamit, që në krye të tyre janë namazet e detyruara. Ato themele të cilat përfaqësojnë kënaqësitë e Mbështetësit, Sunduesit të Parapëjetësisë dhe të Paspërjetësisë, i Cili është Krijuesi i universit, dhe Mbështetësi i të gjitha botëve. Sepse të zbuluarit e gjërave që kënaqin Zotin xh.sh. është aq tërheqëse dhe sjell një lumturi të tillë që nuk mund të përshkruhet. Nuk ka dyshim se gjithkush dëshiron me një zell të etshëm që të dijë edhe sikur nga larg, se çfarë kërkon prej tij Mbreti i tij i Cili i ka dhënë mirësi atij, dhe mallëngjehet me pikëllim që të dijë se çfarë dëshiron prej meje i Plotfuqishmi dhe Mbreti Gjithëbujar, dhe në qoftë se do ta gjenin, sa shumë të lumtur do të ishin ata. Ai do të thonte me mallëngjim: “Ah sikur vetëm të kisha ndonjë mjet komunikimi që të mund të flisja me atë Monark drejtpërdrejt. Ah sikur vetëm ta dija se çfarë dëshiron Ai nga unë. Ah sikur ta dija se çfarë do ta kënaqte Atë nga ajo që unë mund të bëj?”