Translations:Otuz Birinci Söz/409/sq
Dhe për shembull, ashtu si e njëjta kohë në Angli e Spanjë të cilat atëherë ishin të mbuluara nga mjegullat e injorancës e që do të kishte qenë pikërisht pas perëndimit të diellit, në Amerikë kohë dite, në Kinë e Japoni mëngjes, gjithashtu në vendet e tjera duhet të kishin ekzistuar pengesa të tjera që do ta pengonin atë nga shikimi. Tani konsideroji këta kundërshtarë të paarsyeshëm të cilët thonë se: “Librat e historisë së popujve, si: i Anglisë, i Kinës, i Japonisë dhe i Amerikës nuk e përmendin atë ngjarje. Atëherë ajo nuk ka ndodhur”. Një mijë mallkime qofshin mbi kokat e atyre që u lajkatohen jobesimtarëve të poshtër të Evropës!..