Translations:Otuzuncu Lem'a/79/sq
Ashtu siç tregohet në Fjalën e Dhjetë, në qoftë se një arkitekt i aftë e i urtë do të ndërtonte një pallat të lartë, dhe ka vendosur në çdo gurë të tij qindra shembuj urtësie, dobi e përfitime, dhe pastaj të mos ndërtonte çatinë e pallatit që ta ruante atë, pasi ndryshe ai do të shembej e bëhej rrënoja dhe të gjitha qëllimet e panumërta dhe shembujt e urtësisë do të humbisnin, kjo do të ishte diçka të cilën asnjë qënie e vetëdijshme nuk mund ta pranonte. Pikёrisht nё tё njëjёn mёnyrё i Gjithurti Absolut ndërton prej një fare të vockël qindra tone përfitimesh, shembuj urtësish dhe qëllimesh, dhe i ndjek dhe i drejton ato, atëherë nuk do të mund të përfytyrohej për dikë me arsye që të përhapte kotësi dhe harxhime të tepruara, gjëra të cilat bien në kundërshtim plotësisht me urtësinë absolute të Atij të Gjithurti absolut dhe të investonte e të bënte harxhime shumë të mëdha në një pemë madhështore me qëllim që ajo të prodhojë një dobi të vetme, një qëllim të vetëm të vogël dhe një frut të vetëm që s‟vlen pothuajse asgjë, duke ditur se ai shpenzon për zhvillimin e saj dhe që ajo të prodhojë shumë!..
Po, ashtu siç nuk mund ta përfytyrojë këtë apo atë absolutisht asnjë njeri me mend, po ashtu nuk mund ta përfytyrojë asnjë njeri me mend, që nga “Krijuesi i Gjithurtë të buronte kotësia, harxhimi i tepruar me mosardhjen e Ahiretit dhe me mosbërjen e Ringjalljes dhe të Kijametit, pasi Ai i bashkangjiti çdo krijese në këtë pallatin e universit qindra shembuj urtësie e dobie, pasi i pajisi ato për të kryer qindra detyra dhe i dha çdo peme shembuj urtësie sa numri i frutave të saj dhe i dha detyra sa numri i detyrave të saj; atëherë që Ai i Gjithurtë i Gjithëlavdishëm”, të mos e shkaktonte ringjalljen e të vdekurve dhe tubimin e madh dhe që të gjitha ato numra të pallogaritshëm qëllimesh, shembuj urtësie dhe ato detyra të pafundme të ishin të pakuptimta, të kota dhe pa qëllim apo përfitim, kjo do t‟i atribuonte pafuqi absolute fuqisë së të Gjithëfuqishmit absolut, t‟i përshkruaje kotësi dhe paqëllimshmëri urtësisë së përkryer të të Gjithëditurit absolut, shëmti të plotë bukurisë së mëshirës së Mëshirëplotit absolut, t‟i atribuoje tirani të pakufishme drejtësisë së plotë të të Drejtit Absolut, domethënë të mohoje urtësinë, mëshirën dhe drejtësinë në univers, të cilat mund të shihen qartë prej gjithësecilit. Kjo do të ishte një pamundësi e jashtëzakonshme që përmban absurditete të panumërta.