Translations:Otuzuncu Söz/283/sq
Ashtu siç u përmend në shënimin e përgjigjes së Pyetjes së Dytë në Fjalën e Njëzet e Tetë, një shembull tjetër urtësie prej mijërave, i përfshirë në transformimet e grimcave dhe lëvizja e tyre në trupat e qënieve të gjalla është të ndriçojë grimcat dhe t’i bëjë ato të gjalla dhe kuptimplota me qëllim që të jenë të përshtatshme për ndërtimin e botës së Ahiretit. Është sikur trupat e kafshëve e të njerëzve, dhe madje edhe bimët të ishin si bujtina, kazerma dhe shkolla për ata që futen. Me qëllim që të marrin mësime dhe të stërviten, grimcat e pajeta futen tek ato dhe ndriçohen. Thjesht, grimcat marrin stërvitje dhe instruksion dhe fitojnë një përsosuri e bukuri. Duke përmbushur detyra të ndryshme, ato bëhen të denja për të qenë grimca në botën e qëndrueshmërisë dhe në botën e Ahiretit, e cila është e gjallë me të gjitha elementet e saja.