Translations:Yirmi Üçüncü Söz/168/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Gjithashtu lutja është formë adhurimi. Rezultatet e lutjes lidhen me botën tjetër. Për sa i përket qëllimeve të kësaj bote, ajo lloj duaje janë kohët lutjes dhe të adhurimit, dhe jo synimi dhe përfundimi i tyre. Për shembull, duatë ose lutjet për shi janë një formë adhurimi. Kohët e atij adhurimi janë mosrënia e shiut. Adhurimi dhe lutjet e këtij lloji nuk bëhen vetëm me qëllimin që të sjellin shi. Në rast se ajo dua dhe ai ibadet bëhen vetëm me atë qëllim, atëherë nuk do të ishin të denja për pranim, pasi ato nuk janë lutje të bëra vetëm për hir të Zotit xh.sh. Dhe ashtu si koha e përëndimit të diellit që është njoftim për kohën e namazit të akshamit dhe koha e eklipseve të diellit e të hënës është koha e dy ibadeteve të veçantë të njohur si “Salat-i Kusuf” dhe “Salat-i Husuf,” domethënë, Zoti xh.sh u bën thirrje robërve të Tij në atë kohë për një lloj falje për shkak të mbulimit të dy shenjave ndriçuese të natës e të ditës të cilat shpallin madhështinë e Tij. Kjo falje nuk bëhet vetëm me qëllim që dielli dhe hëna të shfaqen, shfaqja e të cilave si dhe kohëzgjatja e eklipsit llogariten edhe nga astronomët. Dihet se errësira është e kufizuar e do të vazhdojë derisa të lindë dita e re.

    Në këtë mënyrë duhet të kuptohet edhe thatësira që është koha e namazit për shi. Dhe sundimi i fatkeqësive, dhe vuajtja e sprovimi me të këqija është koha e disa lutjeve të veçanta, kur njeriu në ato kohë kupton pafuqinë e vet dhe me anë të lutjeve e përgjërimeve kërkon mbrojtje tek dera e të Gjithëfuqishmit Absolut.